Flash

Amerikanët në alarm/ Rusia po teston armë bërthamore

Lapsi.al 29 May 2019
Amerikanët në alarm/ Rusia po teston armë bërthamore

Gjenerali amerikan, Robert P. Ashley, ka thënë se agjencitë amerikane të Inteligjencës besojnë se Rusia mund të jetë duke kryer testime bërthamore të nivelit të ulët, të cilat mund të jenë në kundërshtim me një traktat ndërkombëtar. Ashley ka thënë në një fjalim të mbajtur më 29 maj se, Rusia mund të jetë duke bërë këto testime “jashtë asaj që konsiderohet e domosdoshme”.

Sipas tij, problem përbën fakti që Rusia nuk ka treguar gatishmëri për të garantuar se është duke zbatuar Traktatin e vitit 1996 që ndalon Testimet Bërthamore. I pyetur nëse agjencitë amerikane kanë vërtetuar se Rusia është duke kryer këto testime në kundërshtim me traktatin, Ashley ka thënë: “Ata nuk kanë përmendur nivelin zero të testimeve”.

“Ne besojmë se ata kanë aftësi për ta bërë këtë”, ka thënë Ashley gjatë një fjalimi në Institutin Hudson në Uashington. Traktati Gjithpërfshirës për Ndalimin e Testimeve Bërthamore ndalon të gjitha shpërthimet bërthamore, si ushtarake, ashtu edhe ato civile, pavarësisht situatës.

Ky traktat është nënshkruar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët rusë ende nuk kanë komentuar këtë pretendim, për të cilin është raportuar fillimisht në Wall Street Journal.

Ky lajm vjen në kohën kur janë në rrezik disa marrëveshje për kontrollin e armëve, që janë nënshkruar nga këto dy shtete. Më herët gjatë vitit, administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka njoftuar se do të tërhiqet nga Traktati i vitit 1987 për Kontrollin e Armëve, i cili parasheh eliminimin e një vargu raketash./REL

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI