Flash

Aksionet në veri të Kosovës, Vuçiç: Nuk kam folur për ndërhyrje ushtarake

Lapsi.al 29 May 2019
Aksionet në veri të Kosovës, Vuçiç: Nuk kam folur

Aksionet e Policisë së Kosovës dje në pjesën e veriut kanë shkaktuar reagime të forta në Serbi. Ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandër  Vuçiç, ai që  deklaroi se kur ka folur në Kuvendin e Serbisë se “ushtria jonë, nëse vjen deri tek çfarëdo përkeqësimi serioz i jetës së njerëzve në veri të Kosovës e Metohisë, do të mbrojë popullin tonë”, nuk e ka pasur fjalën për ndërhyrje ushtarake.

Në konferencë për mediat, i pari i shtetit serb shtoi se do të mbrojë popullin e vet dhe do të fitojë, por përçoi edhe njëherë mesazhin e prerë se nuk ka përmendur asnjëherë ndërhyrjen ushtarake. Ai tha se qëndrimi i Serbisë ndaj dialoguesve shqiptarë do të jetë ndryshe.

“Nuk do të luftojmë, do të ruajmë paqen me çfarëdo çmimi. Nuk kam përmendur kurrfarë ndërhyrje kam thënë “do të mbrojmë popullin tonë”. Do të kemi sjellje tjetër ndaj dialoguesve shqiptarë dhe ndaj atyre të cilët në fillim s’u lajmëruan (në telefon), e më pas u shitën ‘toshë’. Nisën të lajmërohen kur e kuptuan se qëllimi ynë për të mbrojtur popullin tonë ishte serioz”, ”-tha Vuçiç.

Të këshilluara

Meta: Taksa në Rrugën e Kombit duhet hequr

Presidenti Ilir Meta del hapur kundër taksës në Rrugën e Kombit. Në një intervistë dhënë në RTV Dukagjini, ai tha se ajo ishte “një gërmadhë” “Midis Kosovës ...

22:13

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI