Rita Ora thuhet se po bashkëpunon me Sean Paul. Mediat raportojnë se ylli i muzikës pop ka regjistruar fshehurazi dy këngë me reperin. Njëra prej këngëve titullohet Call On Me që do publikohet këtë vit.
Duke folur për Daily Star Online në prapaskenat e Radio 1’s Big Weekend, Sean tha: “Po punoj me Rita Orën për disa këngë. Po vendosim cilën të publikojmë. Janë dy këngë. Mua më pëlqen njëra më shumë. Tingëllon Sean Paul.”
Ndërsa zbuloi edhe detaje nga kënga: “Do mundohemi ta publikojmë së shpejti. Titullohet ‘Call On Me’. Flet për momentin kur ti i telefonon familjes apo miqve tuaj dhe ata janë aty për ty.”
Mbrëmjen e së premtes Rita i befasoi të gjithë pasi solli në skenë Sean Paul gjatë debutimit të saj në O2 Arena në Londër.