Flash

Vuçiç në Kuvend: Aksioni i policisë në veri të Kosovës, përpjekje për të kriminalizuar kombin serb

Lapsi.al 28 May 2019
Vuçiç në Kuvend: Aksioni i policisë në veri të

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, mbajti fjalën e tij përpara parlamentit serb, ku dhe njëherë ka diskutuar situatën në Kosovë. Vuçiç tha se në veriun e Kosovës u arrestuan 23 persona, të nacionalitetit serb dhe boshnjak.

Sipas informacioneve paraprake, shumica e të arrestuarve janë anëtarë të Policisë së Kosovës. Vuçiç deklaroi se aksioni i policisë në veri ishte një përpjekje për të kriminalizuar kombin serb. Gjatë aksionit policor në veriun e Kosovës, policia arrestoi policë serbë dhe disa qytetarë, të akuzuar për vepra penale të ndryshme, kryesisht kontrabandë dhe krim të organizuar.

Përpos kësaj, janë plagosur gjatë arrestimeve edhe policë të Kosovës. Policia e Kosovës ndërkohë ka njoftuar se operacionit policor i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Dyshimet lidheshin me përfshirjen e disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra tjera të specifikuara. Forcat policore gjatë aksionit konfiskuan edhe armë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI