Flash

U arrestua gjatë aksionit në veri të Kosovës, lirohet punonjësi rus i UNMIK-ut

Lapsi.al 28 May 2019
U arrestua gjatë aksionit në veri të Kosovës, lirohet

Institucionet e Drejtësisë në Kosovë kanë liruar shtetasin rus, Mihajl Krasnoshchenkov, i cili u arrestua nga forcat policore gjatë një aksioni të ndërmarrë ditën e sotme në veri të vendit. Prokurori Special i Kosovës, Sylë Hoxha, ka konfirmuar se zyrtari i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut, është liruar pasi gëzon imunitet diplomatik dhe për rrjedhojë nuk mund të mbahet apo ndalohet në polici.

Lidhur me arrestimin e Krasnoshchenkov-it, ka reaguar edhe ambasada e Rusisë në Serbi përmes një deklarate publike ku kërkohej lirimi i menjëhershëm i shtetasit rus. "Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të shtetasit rus dhe që përgjegjësit për këtë incident flagrant të merren në përgjegjësi."- citohen punonjësit diplomatikë të ambasadës ruse.

Në mënyrë të njëjtë, edhe UNMIK-u ka kërkuar lirimin e zyrtarit të këtij misioni, si dhe të një punonjësi lokal, të ndaluar gjatë operacionit policor. Aksioni i Policisë së Kosovës për luftimin e krimit dhe të kontrabandës, u shtri në jug dhe në veri të Mitrovicës.

Si rezultat i aksionit, janë arrestuar mbi 30 zyrtarë policie, kryesisht  të kombësisë serbe dhe boshnjake, të cilët dyshohen si persona të përfshirë në rrjete të krimit të organizuar, si edhe për kundravajtje penale për veprat: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI