Flash

Shqiptari habit gjykatën britanike: I dhashë 6 mijë euro “Ujkut”, por ai më mban skllav

Lapsi.al 28 May 2019
Shqiptari habit gjykatën britanike: I dhashë 6 mijë euro

Një emigrant shqiptar i jashtëligjshëm ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet se po kujdesej për një serë kanabisi në rrethinat e Yorkut të Anglisë. 26-vjeçari L. Zenelaj pretendoi para autoriteteve britanike se ishte trafikuar nga Shqipëria dhe ishte detyruar të punonte në këtë fabrikë.

Por pasi gjykata u njoh me faktin se gjatë kohës që kujdesen për kanabisin, 26-vjeçari udhëtonte për qejf së bashku me të dashurën e tij nëpër Angli, trupa gjykuese hodhi poshtë pretendimet e tij për skllavëri moderne dhe e shpalli fajtor.

Prokurori David Ward tha se policia kishte gjetur 49 bimë kanabisi së bashku me pajisjet e nevojshme për kultivimin e drogës në fabrikën në fjalë, gjatë një operacioni të zhvilluar në nëntor të 2018-s. Ata gjetën gjithashtu 320 paund kesh, një telefon në të cilin ndodhej një video e Zenelajt duke numëruar paratë, si dhe dokumente identifikimi false, rumune e italiane, raporton Klan

Gjatë mbrojtjes së tij, Zenelaj tha se kishte qenë 21 vjeç kur kishte vendosur të emigronte drejt Britanisë. Ai tha se një person me nofkën “Ujku” i kishte siguruar atij dokumente false dhe udhëtimin drejt këtij shteti në këmbim të 6 mijë eurove.

26-vjeçari tregoi se për të shkuar në Britani kishte përdorur dokumentin e identifikimit rumun dhe se kishte udhëtuar për 1 muaj me autobus e kamion, duke përshkuar 6 shtete, para se të mbërrinte në destinacion. Para gjykatës shqiptari deklaroi se organizatorët e kishin detyruar që të punonte në fabrikën e kanabisit, duke e kërcënuar atë dhe familjen e tij. Megjithatë, në fund pretendimet e tij nuk u pranuan nga gjykata dhe dënimi për të riun pritet të jepet në fund të muajit.

Të këshilluara

Meta: Taksa në Rrugën e Kombit duhet hequr

Presidenti Ilir Meta del hapur kundër taksës në Rrugën e Kombit. Në një intervistë dhënë në RTV Dukagjini, ai tha se ajo ishte “një gërmadhë” “Midis Kosovës ...

22:13

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI