Flash

Qeveri e përbashkët PS-PD? Basha: Pazar me Ramën, kurrë, kurrë, kurrë. Asnjëherë!

Lapsi.al 28 May 2019
Qeveri e përbashkët PS-PD? Basha: Pazar me Ramën, kurrë,

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur me tone të larta nga Elbasani në një takim me mbështetës, kur iu referua zërave që flasin për një bashkëqeverisje me të majtën në pushtet.

Lideri i opozitës tha se kjo nuk është betejë për pushtet e për karrige, por për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Ai tha se kurrë nuk do të ketë pazar me Edi Ramën në kurriz të shqiptarëve.

“Me siguri i keni dëgjuar thashethemet që përhapin. Minjtë e ndjejnë frikën, e ndjejnë ankthin. Kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza: qeveri e përbashkët Basha-Rama! Le të ja kujtojmë gjithësecilit që e ka kujtesen e shkurtër, se këtë betejë nuk e nisëm për pushtetin tonë, atë e dorëzuam, se këtë betejë nuk e nisëm për karriget tona, se ato nuk janë tonat por ato janë të popullit, qytetarëve, janë të shqiptarëve. Se në këtë betejë nuk jemi për të marrë pushtet në tavolinë, sepse pushteti në tavolinë, është pushteti i krimit, është pushteti i oligarkisë. Nuk është kurrë pushteti i qytetarëve, është plaçkitja e qytetarëve. Ndaj le ta them qartë dhe prerë: Pazar në kurriz të qytetarëve, kurrë, kurrë, kurrë. Asnjëherë”, u shpreh Basha, duke shtuar se zgjidhja është një qeveri e zgjedhur nga qytetarët.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI