Në një intervistë në “Piers Morgan’s Life Stories”, Mel B foli për disa detaje interesante. Si fillim ajo deklaroi që refuzon ta përkufizojë seksualitetin e saj, sepse fundja nuk është nevoja. Por gjithashtu nuk mohoi as që ka fjetur me aktorin e njohur Zac Efron, që është 12 vjet më i ri se ajo.
E gjitha u zbulua kur moderatori Piers filloi të listonte disa personazhë të njohur të cilën ndër vite janë përmendur për histori të ndryshme me Mel B. Ajo duhet të konfirmonte nëse kishte fjetur me ta apo jo. “Zac Efron”-u shpreh Piers dhe Mel B thjesht mori frymë thellë duke bërë ai të thonte: “Nuk e mohon domethënë.”