Flash

Mediat serbe: Gjendja në veri të Kosovës si në luftë

Lapsi.al 28 May 2019
Mediat serbe: Gjendja në veri të Kosovës si në luftë

Mediat serbe kanë raportuar të gjithë aksionin policor të ndërmarrë sot nga Policia e Kosovës në veriun e Mitrovicës. Sipas asaj që shkruan “Telegrafi.rs”, 23 serbë janë arrestuar, ndërsa forcat blu janë penguar nga serbët, banorë të zonës.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Aksioni në veri të Kosovës, Thaçi: Këtu nuk ka vend për krimin e organizuar 

Aksione policore në veri të Kosovës, Vuçiç: Të ndalohet Prishtina 

Aksione policore në veri të Kosovës, Vuçiç: Të ndalohet Prishtina 

Jozyrtarisht, mësohet se janë arrestuar deri tani 13 anëtarë serbë të policisë së Kosovës. Ata u arrestuan në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok. Gjithashtu, në aksion kishte edhe të shtëna me armë zjarri. Presidenti i Kosopvës mblodhi menjëherë njerëzit e sigurisë, ndërsa edhe Vuçiç po ashtu mblodhi Këshillin e Sigurisë për situatën.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se 23 vetë nga komuniteti serb janë arrestuar gjatë aksionit policor. Serbia ka urdhëruar trupat e saj të jenë plotësisht të përgatitur pas raportit që policia e Kosovës hyri në rajonin e Kosovës të populluar në Kosovë, njofton AP. Sipas mediave serbe, aksioni ishte i madh dhe kishte impakt edhe te popullata.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI