Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Korçë-Voskopojë.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur katër maturantë.
Mësohet se maturantët ishin organizuar dhe po shkonin me tre makina në vendin turistik të Voskopojës. Ende nuk dihet identiteti i të plagosurve.
Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit.