Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – KMDLNj, nëpërmjet një komunikate për median ka dënuar dhunën e përdorur nga qytetarët serbë ndaj policëve të Kosovës, gjatë operacionit të ndërmarrë në veri.
Sipas KDMLNj, 3 policë kanë marrë lëndime të rënda pasi janë goditur me armë zjarri.
"Deri më tani me armë zjarri janë plagosur 3 policë (shqiptarë), njëri është plagosur prapa shpine (më rëndë dhe gjendet në Kirurgji), tjetri e ka hundën e thyer (është në ORL), kurse polici i tretë ka gërvishje, pasi plumbi e ka goditur në kuletë. KMDLNj njeh identitetin e policëve të plagosur.
Për dallim nga herët e tjera, përgjigja e qytetarëve serbë për mobilizim ka qenë shumë më e vogël.
KMDLNj e dënon ashpër dhunën ndaj policëve të Kosovës nga grupe dhe individë të armatosur që deri më tani kanë qenë të paprekshëm.
KMDLNj kërkon që ata që plagosën policët e Kosovës sa më shpejt të sillen para organeve të drejtësisë. Deri në momentin e raportimit, aksioni i policisë është duke vazhduar”, shkruan KMDLNj në reagimin e saj.