Flash

Himarë/ Vodhën një supermarket, arrestohen në flagrancë 2 të rinj

Lapsi.al 28 May 2019
Himarë/ Vodhën një supermarket, arrestohen në flagrancë

Policia e Himarës ka vënë në pranga 2 persona, të cilët akuzohen për vjedhje në bashkëpunim dhe për zotërim të lëndëve narkotike. Të ndaluarit janë shtetasit me iniciale A.O., 15 vjeç dhe R.B., 18 vjeç, banues në Librazhd, të cilët u kapën në flagrancë teksa po vidhnin marketin e e shtetasit V.L. në Himarë. Si rezultat i kontrollit fizik të ushtruar nga forcat policore, dy të rinjve iu gjetën 3 doza lëndë narkotike e dyshuar të jetë e llojit “cannabis sattiva”.

Ndërkohë, Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ll.I., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 doza lëndë narkotike “cannabis sattiva".

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorive përkatëse, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme mbi veprat penale “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI