Flash

Habit Kujtim Gjuzi: Vizitova në burg Nehat Kullën

Lapsi.al 28 May 2019
Habit Kujtim Gjuzi: Vizitova në burg Nehat Kullën

Kujtim Gjuzi është një prej deputetëve të rinj në Parlamentin shqiptar pas dorëheqjes masive të deputetëve të PD-LSI. I ftuar në “Top Talk”, ai tregoi se pak më herët kishte vizituar në burg një personazh të njohur të vitit ’97, Nehat Kullën.

Ky i fundit, është i njohur edhe si i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997. Kundërshtarët politikë, të kohës, të Fatos Nanos publikuan një foto të tij në burg me Nehat Kullën, duke deklaruar se Nano kishte lidhje me kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë.

Kujtim Gjuzi në “Top Talk”

Por përse e ka vizituar Nehat Kullën në burg, deputeti dhe Kryetar i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi?

“Sapo vi nga burgu i Fushë-Krujës, ku kam bërë vizita qeli më qeli dhe i burgosuri i parë që takova ishte Nehat Kulla. Vajta atje, sepse kisha një informacion me ushqimin, korrupsionin atje. Por nuk më rezultoi kështu, sepse e pashë vetë”, u shpreh ai, duke shtuar se “Nehat Kulla ishte personi i parë që takoi, sepse ai ishte i sëmurë”./top-channel/

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI