Flash

Drejtësia/ Prapa hekurave politikani më i fortë në Rumani

Lapsi.al 28 May 2019
Drejtësia/ Prapa hekurave politikani më i fortë në Rumani

Politikani më i fuqishëm i social demokratëve në pushtet në Rumani, Liviu Dragnea është dërguar ditën e sotme në burg  pasi gjykata më e lartë e vendit i rikonfirmoi dënimin e mëparshëm prej tre vjet e gjysëm, për korrupsion.

Kreu i kuvendit dhe shefi i partise në pushtet, Dragnea 56 vjeç, u mor prej policisë në shtëpinë e tij në Bukuresht d he u përcoll nga një sërë protestuesish, një prej tyre tundi një palë pranga përpara fytyrës (foto lart). Një tjetër hodhi një copë letre higjienike në makinën e tij teksa ai hyri në burgun e Rahovas në periferi të kryeqytetit. Më vonë, të tjerët u mblodhën në Sheshin e Fitores në Bukuresht për të festuar vendimin e gjykatës.

Kjo ishte një goditje tjetër për udhëheqësin e Partisë Social Demokratike, menjëherë pasi pozitat e tij u lëkundën, kur vendi përveç votimeve për parlamentin europian (Ku PSD ra me 13 %), votoi edhe referendumin anti-korrupsion (83% e rumuneve votuan qe politikanet e denuar te perjashtohen nga politika).

Prej një kohe të gjatë Dragnea, që konsiderohej si njeriu i fortë i pushtetit në Rumani, që i ndryshon kryeministrat kukulla në qeveri sipas qejfit e kishte përfshiqrë vendin në një konflikt të hapur me BE, për shkak se donte të kthente mbrapsht efektet e reformës në drejtësi dhe të rinlstalonte kulturën e pandëshkueshmërisë. Ai nuk arriti ta merrte vetë postin e shefit të qeverisë kur fitoi zgjedhjet në vitin 2006, për shkak se ligji rumuan ia ndalonte këtë një politikani të dënuar për mashtrim elektoral. Që prej kësaj dite ai u fut në një betejë kundër kohës për të pastruar dosjet e tij juridike në mënyrë që ti mundësonin postin e presidentit në zgjedhjet e ardhshme.

Me marjen e pushtetit PSD ndërrmoi një sërë ndryshimesh ligjore që i ndalonin zyrtarëve të dënuar për korrupsion të drejtën për tu zgjedhur dhe në këtë mënyrë aksesin në fondet publike dhe ato të BE-së. Kështu ë më pak se dy vite u ndryshua kodi Penal dhe u pushua nga puna shefja e prokurorisë  antikorrupsion Laura Kovesi (korrik 2018).

Për një kohë të gjatë këto ndryshime që shkaktojnë regres në vënien e drejtësisë kanë ndezur një zemërim të madh të popullatës në rrjetet sociale. Ato kulmuan në shkurt të vitit 2017, kur rumunët u derdhën në rrugë për të protestuar gjë që e detyroi Brukselin të kërcënonte me aktizimin e artikullit 7 që presupozon të heqjen e të drejtës së votës në parlamentin e Europian. Por Ministri rumun i drejtësisë e ka sfiduar drejpërdrejt Brukselin: "ne duam të jemi të pavarur, ne do ti vazhdojmë reformat" ka deklarauar disa herë ai.

Liviu Dragnea (debout), le 20 décembre, au Parlement, à Bucarest. Le leader des sociaux-démocrates a déjà été condamné en Roumanie pour fraude électorale.

Kjo betejë mes shumicës parlamentare që mori 45% në zgjedhjet e vitit 2016, popullësisë që kërkon dënimin e korruptuarve dhe Brukselit ka shtjelluar mjaft tensione në Bukuresht. Pikërisht për këtë njerzit u mblodhën këtë të martë në rrugë për të festuar burgosjen e Dragneas. Më parë ky ish komunist, njeriu më i affërt i një tjetër ish kryeministri të majtë të dënuar për korrupsion Viktor Ponta , ka qenë ministër i administratës dhe më pas minisër i Brendshëm. Tani ish kandidati për president do të duhet të vuajë tre vite e gjysëm burg.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI