Flash

Detaje nga Sauku/ U tentua të rrëmbehej punonjësi i policisë, arma e zjarrit ... (FOTO)

Lapsi.al 28 May 2019
Detaje nga Sauku/ U tentua të rrëmbehej punonjësi i

Studenti në Akademinë e Policisë që plagosi me armë një person mëngjesin e sotëm në Sauk është vetëdorëzuar në polici.

Sipas të vetëdorëzuarit, Ndue Ndoj 25-vjeç, nën-ispektor i cili po ndiqte studimet pranë Akademisë, është sulmuar nga tre persona të cilët janë përpjekur ta rrëmbejnë. Ngjardja ndodhi në parkingun e një hoteli në Sauk, përballë Akademisë . Fillimisht ai është thirrur nga agresorët të cilët kanë qenë brenda një makinatë parkuar përpara hotelit ku ndodhi ngjarja.

Mësohet se autori i plagosjes dhe tre personat që e kanë sulmuar njiheshin më herët me njëri-tjetin.

Njëri prej agresorëve ka qenë i armatosur dhe i ka vënë armën në kokë 25-vjeçarit, por në momentin kur ata kanë tentuar ta marrin me forcë, Ndoj ka bërë rezistencë duke i marrë edhe armën nga dora. Pas konfrontimit, ai ka plagosur Ervis Muratin 27-vjeç, një prej personave i cili po përpiqej ta rrëmbente.

Mësohet se Murati është qëlluar në pjesën e barkut dhe është dërguar në spitalin e Traumës. Policia ka shpallur në kërkim dy agresorët e tjerë të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI