Flash

Aleksandër Vuçiç në parlament: Kosovën e kemi humbur!

Lapsi.al 28 May 2019
Aleksandër Vuçiç në parlament: Kosovën e kemi

"Serbia duhet të pranojë realitetin që e ka humbur kontrollin mbi Kosovën, dhe duhet të gjejë një kompromis për të normalizuar raportet me Prishtinën," ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Parlamentin e Serbisë të hënën.

“Ne duhet të pranojmë që jemi mposhtur… Kemi humbur territorin”, ka thënë Vuçiç gjatë seancës speciale të dedikuar për Kosovën. “Unë kam zgjedhur të mos vazhdoj me gënjeshtra dhe mashtrime. Ua kam thënë të gjithëve: s’ka autoritete serbe në Kosovë, përveç spitaleve dhe shkollave”.

Presidenti serb ka folur edhe për dialogun mes dy vendeve, raporton “Reuters”. “Kemi dy opsione – të normalizojmë raportet duke arritur një marrëveshje ose të mbajmë konfliktin e ngrirë”, u ka thënë ai deputetëve.

Vuçiç më tej ka thënë se do të duhet të kalojnë vite para se një marrëveshje me Kosovën të arrihet. Ai ka thënë se Serbia do të presë deri kur Prishtina të heqë taksën 100 për qind dhe më pas do të kërkojnë një kompromis. Çdo zgjidhje duhet të kalojë përmes referendumit.

“Ne do të pyesim njerëzit të thonë atë që mendojnë për një zgjidhje kompromisi të mundshëm në një referendum”, ka thënë ai.

Shumica e partive opozitare bojkotuan seancën, në shenjë proteste “ndaj sundimit autokratik të Vuçiçit”. Ata e akuzojnë Vuçiçin për mbytje të lirisë së medias dhe mbylljen e syve ndaj nivelit të lartë të korrupsionit. Vuçiç ka mohuar akuzat.

Gordana Çomiç, deputete e Partisë Demokratike në Serbi, ka thënë se Vuçiçi po përpiqej të tregonte një lloj marrëveshje me Kosovën që mund të bëhet shpejt për të kënaqur Bashkimin Evropian.

“Ky është krijimi i atmosferës për njoftimin e "marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjore" në pak muaj… përpara formimit të Komisionit të ri Evropian”, ka thënë ajo.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI