Flash

Alarmi/ Sulmet në rritje në shkollat në Afganistan

Lapsi.al 28 May 2019
Alarmi/ Sulmet në rritje në shkollat në Afganistan

Shkollat në Afganistan po shkatërrohen totalisht nga lufta, zbulon raporti i fundit i publikuar nga UNICEF. Në raportet e bëra nga organizata që mbron të drejtat e fëmijëve në botë, të martën përmenden rreth 200 sulme mbi shkollat që kanë ndodhur për një vit të vetëm dhe vetëm gjatë vitit 2018, sulme që kanë sjellë uljen e qasjes së fëmijëve në arsim.

Sulmet mbi shkollat, thotë UNICEF-i, janë rritur nga 68 në vitin 2017 në 192 në vitin 2018.

Përveç kësaj, mbi 1.000 shkolla u mbyllën vitin e kaluar, me çka kanë privuar gjysmë milion fëmijë të ndjekin procesin arsimor.

“Arsimi në Afganistan është i kapluar nga sulmet. Sulmet e pakuptimta mbi shkollat, vrasjet, plagosjet dhe rrëmbimet e mësuesve si dhe kërcënimet që po i bëhen arsimit, po shkatërrojnë shpresat dhe ëndrrat e një brezi të tërë fëmijësh”, tha drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore.

Raporti thekson se një nga arsyet për rritjen e sulmeve, ishte fakti se shkollat u përdorën për regjistrim të votuesve dhe qendra të votimit për zgjedhjet parlamentare në vitin 2018.

Në raportin special titulluar “Dhuna Zgjedhore 2018”, misioni për asistencë të OKB-së në Afganistan (UNAMA), theksoi se vitin e kaluar talebanët kanë nisur një fushatë të qëllimshme të dhunës dhe frikësimit për të prishur zgjedhjet.

Raporti thotë se ka verifikuar 435 viktima civile, 56 vrasje dhe 379 të plagosur gjatë fushatës.

Sipas raportit të UNICEF-it, rreth 3.7 milionë fëmijë të moshave mes 7 dhe 17 vjeçe, gati gjysma e të gjithë fëmijëve të moshës shkollore në vend, janë jashtë procesit mësimor.

Muajin e kaluar, një i armatosur hodhi në ajër shkollën e vajzave në provincën Farah. Incidentit i parapriu vrasja e një mësuesi në provincën veriore Faryab më parë atë muaj.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI