Flash

(VIDEO) Çfarë tregojnë banorët e fshatit për atentatin e mesnatës në Vlorë

Lapsi.al 27 May 2019
(VIDEO) Çfarë tregojnë banorët e fshatit për

Dy të rinj që po udhëtonin me motorr u qëlluan me breshëri automatiku në fshatin Poro të Vlorës, rrugës për në shtëpi, rreth orës 1 të mëngjesit.

Sipas dy banorëve të zonës, të dy djemtë, Sotiraq Mëhilli që mbeti i vdekur dhe i plagosuri Eno Mata ishin djem që nuk kishin dhënë shenja se ishin përzierë me botën e krimit.

[video width="720" height="406" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/05/WhatsApp-Video-2019-05-27-at-10.08.55-1.mp4"][/video]

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/05/WhatsApp-Video-2019-05-27-at-10.10.24-1-1.mp4"][/video]

22-vjeçari Sotiraq Mëhilli (djathtas në foto) ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Eno Mata (majtas) 32-vjeç, i cili rezulton person me precedentë penalë në shtetin grek.

Pas ngjarjes së rëndë, në fshatin Bishan është djegur një makinë tip “Mercedes”, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit. Siç mëson Lapsi.al, brenda janë gjetur dy armë kallashnikovë. Makina ishte me targa të vjedhura.

Policia dhe FNSH ka nisur punën intensive për zbardhjen e motiveve të atentatit. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Basha: Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në rrjetet sociale një ditë pas protestës së opozitës. Basha ka shkruar se Europa e dëgjoi zërin e shqiptar...

20:15

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI