Flash

Rikthimi i Berlusconit, 82-vjeçari sërish eurodeputet

Lapsi.al 27 May 2019
Rikthimi i Berlusconit, 82-vjeçari sërish eurodeputet

Pesë vjet pas largimittë tij nga parlamenti italian, në nëntor 2013, Silvio Berlusconi kthehet parlamentar në Bruksel. Ish-kryeministri italian, është rikthyer në politikë në moshën 82-vjeçare duke arritur të hyjë në Parlamentin Europian për herë të tretë.

Futja e Berlusconit në PE vjen pas rikthimit të së drejtës në dhjetor të 2018-ës nga gjykata italiane, e cila më herët ia kishte ndaluar. Ai ishte në krye të listës në të gjitha zonat, përveç qendrës, ku ishte Tajani. Forza Italia ka marrë 10 për qind.

“Ne jemi ende të domosdoshëm, pa Forza Italia qendra e djathtë humbet… Ne jemi e vetmja forcë e moderuar e një koalicioni fitues vetëm nëse konkurron i bashkuar dhe unë qëndroj në Bruksel, banka e vetme kundër populizmit anti-evropian. Më shumë se kaq nuk mund të bëhej, dhashë më të mirën”,ishin fjalitë e para të Silvio Berlusconit.

“Nuk ka alternativë për qendrën e djathtë të bashkuar”, përsërit Berlusconi.

Dhe fitorja e mundshme në Piemonte me Alberto Cirion blu, një kandidat i imponuar nga ish-kryeministri dhe i padëshiruar nga Carroccio, hapen skenare të reja edhe në nivel kombëtar në Itali. Për Forza Italia, kjo do të thotë të dalësh nga hija, duke i hequr Partisë Demokratike një territor kyç të udhëhequr nga një president si Sergio Chiamparino, ndërsa për Lega-b do të thotë të pushtosh të gjitha rajonet më produktive të vendit.

10 për qindëshi e ngushëllon kavalierin. “Nga rezultatet e para të këtyre zgjedhjeve del në pah një fakt i pakundërshtueshëm: Forza Italia mbetet qendrore dhe vendimtare për krijimin e një alternative të qendrës së djathtë me qeverinë verdhë-jeshile.

Kush mendonte ndryshe duhet ta besojë: në vetëm dy javë të fushatës zgjedhore, Presidenti Berlusconi ka përmbushur mrekullinë e radhës. Humbja objektive e “M5Stelle”, (Lëvizja Pesë Yjet) dhe rezultati i Lega-s konfirmojnë mundësinë dhe nevojën për të ndërtuar një alternativë të qendrës së djathtë”, deklaroi Forza Italia në një shënim.

Për Kavalierin është një kthim

Më 4 tetor 2013, Komiteti i Imunitetit i Senatit vendosi me shumicë të qartë për të propozuar në sallën e Palazzo Madama votimin e dekadencës së Silvio Berlusconit si senator për efekt të ligjit Severino.

Më 27 nëntor, Senati votoi në një votim të hapur ‘po’ për dekadencën e Kavalierit. Më 1 gusht 2013, Berlusconi u dënua me katër vjet burg për mashtrim tatimor me një gjykim të formës së prerë në procesin e shitjes së të drejtave televizive Mediaset.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI