Flash

Rezultati zhgënjyes në votimin për PE, Tsipras bën thirrje për zgjedhje të parakohshme

Lapsi.al 27 May 2019
Rezultati zhgënjyes në votimin për PE, Tsipras bën thirrje

Sikurse premtoi në ditën përmbyllëse të fushatës për zgjedhjet evropiane të së dielës, kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme pas rezultatit zhgënjyes për SYRIZA-N, e cila arriti të fitojë vetëm 23.94 % të votave, përkundër partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re, që kryeson me 33.28 % të përkrahjes së elektoratit.

Tsipras njoftoi se do t’i kërkojë presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, që të shpërndajë parlamentin menjëherë pas raundit të dytë të lokaleve që u mbajtën në Greqi paralelisht me zgjedhjet për Parlamentin Europian. "Nuk ishte përfundimi që ne parashikuam. Rezultatet e zgjedhjeve i japin të drejtë opozitës që të vë në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë."- u shpreh Tsipras.

Ndërkohë, kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar që krahas zgjedhjeve të parakohshme, dorëheqjen e kreut të qeverisë. Në këto zgjedhje, ekstremistët e djathtë të "Agimi i Artë", kanë humbur pothuajse gjysmën e mbështetësve, duke marrë vetëm 4.8% të votave.

Greqia pritet të hyjë në zgjedhje të reja qendrore gjatë verës.

 

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI