Regjisori jugkorean Bong Joon-ho fitoi “Palmën e Artë” në Festivalin e Filmit të Cannes për filmin e tij film dramatik e komik, “Parazitët”. Ai la përshtypje entuziaste me veprën e re që tregon historinë e një familjeje të varfër që shtiret si shërbëtore e një familjeje të pasur. Përpara ndarjes së çmimit, kritika e ka vlerësuar filmin si “një dramë luksoze dhe satirike që kalon lirshëm nga fillimi në fund ashtu si Mercedes-i që drejtohet nga personazhi kryesor”.
Bong është i pari korean që vlerësohet me çmimin kryesor të Festivalit të Cannes, ndërsa më parë ka marrë pjesë në garë me filmin “Okja” në vitin 2017.
I cilësuar si pretendent, regjisori Quentin Tarantino me filmin “Na ishte një herë në Hollivud” u lagua duarbosh e po ashtu edhe regjisori Ken Loach.
Çmimi i madh i festivalit iu dha regjisores senegaleze Mati Diop për filmin Atlantique, një dramë rreth imigrantëve afrikanë. Diop ka tërhequr vëmendje edhe si e para grua me ngjyrë që zgjidhjet për të kandiduar në festival.
Antonio Banderas u nderua me çmimin e aktorit më të mirë për rolin e tij në veprën e regjisorit Pedro Almodovar, “Pain & Glory” (Dhimbje dhe lavdi). Aktorja më e mirë i shkoi Emily Beecham, britanikes që luajti në dramën fantastiko-shkencore “Little Joe”.