Flash

Kriza politike, Fevziu paralajmëron: Çdo ditë vonesë mund të sjellë katastrofën

Lapsi.al 27 May 2019
Kriza politike, Fevziu paralajmëron: Çdo ditë vonesë mund

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar këtë të hënë në emisionin “Ditë për Ditë”, në Klan, tha se Shqipëria ndodhet në momentin më të rrezikshëm të mundshëm si pasojë e krizës politike që ka mbërthyer vendin.

Opozita ka zhvilluar deri më tani 6 protesta kombëtare, ka djegur mandatet e deputetëve dhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërkohë që liderët e opozitës vazhdimisht flasin për rrezikun e një përplasjeje civile.

Fevziu tha se “nganjëherë orët mund të sjellin katastrofë”, por shpreson që kjo të mos ndodhë dhe palët të gjejnë një marrëveshje sa më parë.

“Jemi në momentin më të rrezikshëm të mundshëm. E kam thënë shumë herë, njerëzit nuk e besojnë, por jemi në një moment shumë delikat. Shqipëria ka një precedent ku gjetja e një marrëveshje pak më vonë se sa koha reale mund të shkaktojë kaos. Kjo situatë do shkojë në një marrëveshje, por duhet të ndodhë sa më shpejt.

Një vonesë prej 6 ditësh në vitin 1997 e çoi vendin në luftë. Negociatat nisën më 26 Shkurt dhe u mbyllën me 6 Mars. Po të kishin nisur me 26 dhe të ishin mbyllur me 28 Shkurt, gjërat do të kishin qenë ndryshe sepse shpërthimi ndodhi me 1 Mars. Nganjëherë orët mund të sjellin katastrofë. Shpresoj shumë që kjo s’do të ndodhë”, tha Fevziu.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI