Së fundmi ai publikoi bashkëpunimin e parë me këngëtarin Ed Sheeran, i cili rezultoi shumë i suksesshëm që në ditët e para. Mesa duket, 25-vjeçari nuk ka ndërmend të ndalet.
Ai publikoi një foto në ‘Instagram’ pranë bashkëshortes së tij, Hailey Bieber, në studio dhe shkruan: “Në studio, me vajzën time të studios”. Hailey ka qenë gjithmonë një mbështetje për Justin, edhe gjatë periudhës së tij të vështirë, ndërsa tani duket se është kthyer edhe në muzë për të.