Flash

Haradinaj: Jemi të gatshëm për marrëveshje me Serbinë

Lapsi.al 27 May 2019
Haradinaj: Jemi të gatshëm për marrëveshje me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar takim me zyrtarë amerikanë në Prishtinë. Ai është shprehur se Kosova është e gatshme për marrëveshje me Serbinë, por pa bërë kompromise me integritetin territorial të shtetit të Kosovës.

"Kosova po ndërton kapacitete për të shtyrë përpara agjendën e saj veri-atlantike, në mënyrë që të anëtarësohet në NATO, për të marrë rol aktiv për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë. Bashkëbisedim i frytshëm me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik nga Washington-i, prirë nga zëvendëspresidenti ekzekutiv, Damon Wilson, të cilit i njoftova me të arriturat e vendit, sidomos në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e sigurisë. Kosova është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje me Serbinë, por asnjëherë duke shkelur kushtetutën apo cënuar territorin tonë. Synimi final i vendit tonë është dinamizimi i konsolidimit të shtetit dhe në këtë rrugëtim mbështetja e ShBA-së mbetet jetike", shkruan Haradinaj..

Të këshilluara

Protesta e opozitës shtyhet më 2 qershor

Protesta e 7 kombëtare e opozitës së bashkuar është shtyrë më 2 qershor. Më parë opozita kishte lajmëruar se protesta e radhës do të mbahej në datën 31 maj, por...

13:15

(FOTO) Aksident i rëndë në Lezhë

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Lezhës para pak minutash. Dy makina tip "Volkwagen", njëra 'Passat' dhe tjetra 'Golf' janë përplasur me njëra-tjetrën në qy...

11:28

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI