Gjyqtari i Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda në Tiranë, Luan Hasneziri, ka bërë një kërkesë pranë KPK-së. Ai ka pretenduar se po paragjykohet në proces.
Haneziri thotë se është hetuar vetëm për dy kritere, atë të pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Sipas tij, hetimi i kriterit të pastërtisë së figurës së tij është bërë pa u bazuar në asnjë lloj dokumentacioni.
“Hetimi ndaj figurës sime është mbyllur pa asnjë hetim. Qëndrimi përbën njëanshmëri. Kërkoj përjashtim të trupit gjykues”, tha gjyqtari Hasneziri.