Flash

Fiat-Chrysler-Reanult-Nissan, drejt krijimit të grupit më të madh automobilistik në botë

Lapsi.al 27 May 2019
Fiat-Chrysler-Reanult-Nissan, drejt krijimit të grupit më të madh

Grupi automobilistik FCA (Fiat-Chrysler) përgatitet të njoftojë një aleancë me “Renault” në orët në vijim, ose nesër në mëngjes, duke i hapur rrugën një hyrje të mundshme në aleancën “Renault-Nissan”.

Ky njoftim vjen nga “Bloomberg” që citon burime pranë kësaj dosje, sipas të cilave kjo marrëveshje mund të parashikojë një shkëmbim të aksioneve.

Nga ana tjetër, gazeta britanike “Financial Times” thekson se “bisedimet janë përqendruar mbi mundësinë që të krijohet një bashkëpunim i gjerë mes italo-amerikanëve dhe francezëve, të cilët janë duke u marrë me nevojën për të garantuar një të ardhme partneritetit me japonezët e Nissan që është vënë në provë pas arrestimit të Carlos Ghosn dhe të përplasjeve mbi nevojën për të vazhduar drejt një bashkimi të vërtetë”.

Burimet e cituara nga “Financial Times” theksojnë se “për këtë arsye, bisedimet që po zhvillohen mund edhe të përfundojnë me një rezultat negativ për shkak të problematikave të shumta që duhen marrë parasysh”.

Për këtë arsye, duket se ende nuk ka asgjë të sigurt në lidhje me një rezultat pozitiv të këtyre negociatave.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI