Flash

Dosjet 339 dhe 184, Marku: Ka nisur hetimi, shumë shpejt do të bëhet publik

Lapsi.al 27 May 2019
Dosjet 339 dhe 184, Marku: Ka nisur hetimi, shumë shpejt do të

Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, teksa ka paraqitur para Komisionit Parlamentar të Ligjeve raportin e Prokurorisë për vitin 2018, është pyetur lidhur me dosjet e shumëpërfolura 339 dhe 184, që konsistojnë në përgjimet për blerjen e votave në zgjedhjet e fundit qendrore të vitit 2017. E pyetur nëse Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur ndonjë hetim për zbardhjen e përmbajtjes së dosjeve, Marku pohoi se hetimi është në proces dhe se shumë shpejt do të bëhet publik.

Gjithashtu, drejtuesja e organit të akuzës foli edhe lidhur me arrestimet e kryera nga Policia e Shtetit gjatë protestave kombëtare të opozitës së bashkuar joparlamentare. Marku nënvizoi se është në dijeni të arrestimeve të kryera, ndërsa hodhi poshtë pretendimet e opozitës se ndalimet ishin të motivuara politikisht.

Pjesë nga debati:

Xhemal Qefalia: Keni nisur hetim për nxjerrje te dosjeve në publik?

Marku: Nuk mund të them se ndikon në procesin hetimor nxjerrja e sekretit të hetimit

Adriatik Alimadhi: Janë politike ndalimet e protestuesve te unaza e madje dhe në protestat e opozitës?

Marku: Jam në dijeni për disa arrestime. Çështjet janë në hetim, ndalimet janë bërë nga policia. Nuk mund te them nëse ndalimet janë politike.

Andi Permeti: A ka rrezik se mund të jenë dosje të tjera që rrinë të fjetura si ajo e 339?

Marku: Shpresoj të mos ketë dosje të tilla dhe prokurorë të papërgjegjshëm. Prokurori përgjithshëm nuk ka kompetence të ndërhyjë e të kontrollojë mbi proceset hetimore

Bashkim Fino: A ju përdorin? Ka falje te informacioneve nga prokuroria e përgjithshme në mënyre skandaloze. Ka dy mënyra për të dalë: kur ju përdorim por edhe kur mund te përdorin vetveten. A kanë përgjimet për shit-blerjen e votës vlere procedurale? Kjo ka lidhJe edhe me politikën e sotme, sepse po të ishte vepruar me kohë nuk do ishim në këtë situatë politike

Marku: Dalja e informacionit jo nga Prokuroria e Përgjithshme por nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ka një hetim që në fund do bëhet publik.

 

Të këshilluara

Protesta e opozitës shtyhet më 2 qershor

Protesta e 7 kombëtare e opozitës së bashkuar është shtyrë më 2 qershor. Më parë opozita kishte lajmëruar se protesta e radhës do të mbahej në datën 31 maj, por...

13:15

(FOTO) Aksident i rëndë në Lezhë

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Lezhës para pak minutash. Dy makina tip "Volkwagen", njëra 'Passat' dhe tjetra 'Golf' janë përplasur me njëra-tjetrën në qy...

11:28

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI