Arba Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë, është shqiptarja e parë që siguron një vend në Parlamentin Europian. Kokalari është pjesë e partisë së moderuar, e cila fitoi 17.6 për qind të votave, duke marrë kështu 4 eurodeputetë.
E lindur në Tiranë, 27 nëntorin e vitit 1986, ajo ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të partisë në të cilën aderon, e ku ka qenë mjaft aktive.
Në zgjedhjet për në Parlamentin Europian këtë herë ka patur mjaft kandidatë shqiptarë. Ata përfaqësuan Belgjikën, Greqinë, Italinë dhe Suedinë, e ishte pikërisht kjo e fundit që nxori edhe fituesen e vetme.