Flash

Zgjedhjet në PE/ Disa prej shteteve europiane mbyllin votimet

Lapsi.al 26 May 2019
Zgjedhjet në PE/ Disa prej shteteve europiane mbyllin votimet

Përfundon votimi për Parlamentin Evropian në Gjermani, Greqi, Holandë dhe Austri. Sipas Exit poll në Gjermani ka fituar partia e CDU-CSU, ndërsa në Greqi kanë fituar konservatorët me 36%  të votave.

Sipas Exit poll në Holandë ka fituar partia Laburiste me 18,10% dhe partia e Mark Rutte ka dalë e dyta.

Në Austri, sipas Exit poll ka fituar partia e kancelarit Kurz.

Sipas parashikimeve të publikuara nga Parlamenti Europian muajin e kaluar, blloku i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Evropiane do të humbasë 37 nga 217 vendet dhe grupi i qendrës së majtë S & D do të bjerë nga 186 në 149 vende. Nga grupimet e ekstremit të djathtë, grupi Evropa e Kombeve dhe Lirisë parashikohet që të rritet nga 37 në 62 vende.

Përkrahësit e një integrimi më të fuqishëm në BE, të udhëhequr nga presidenti francez Emmanuel Macron, argumentojnë se sfidat si ndryshimet klimatike dhe frenimi i emigracionit janë shumë të mëdha për t’u përballuar nga vendet evropiane në mënyrë individuale.

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI