Flash

Zgjedhjet/ Fleckenstein mbetet jashtë Parlamentit Europian

Lapsi.al 26 May 2019
Zgjedhjet/ Fleckenstein mbetet jashtë Parlamentit Europian

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në KE, nuk do të jetë më eurodeputet. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai, ku përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ka falenderuar mbështetësit, është shprehur i zhgënjyer nga disfata.

Partia me të cilën konkurronte  Fleckenstein ka perfomuar dobët në zgjedhjet parlamentare të BE-së që janë mbyllur pak minuta më parë.

Si rezultat, ai nuk është zgjedhur për të qenë pjesë e Parlamentit Europian, duke humbur postin që mbante deri më tani.

“Në Hamburg kam biseduar vetëm me anëtarët, si dhe miqtë e SPD Hamburg. Grumbullimi i parë i rezultateve të zgjedhjeve evropiane është zhgënjyes për mua. Unë do të doja të përfaqësoja edhe për 5 vjet, Hamburgun në BE.

Ne po presim rezultatet përfundimtare më parë, por: Falenderimet e mia për ekipin tim, jusos Hamburg, anëtarët e shumtë të përkushtuar të SPD-së që kanë bërë një fushatë të madhe me mua në kohën e tyre të lirë dhe gjithashtu shumë miq e mbështetës që më kanë dhënë në javët dhe muajt e fundit mbështetjen e tyre”, shprehet Fleckenstein.

Të këshilluara

Basha: Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në rrjetet sociale një ditë pas protestës së opozitës. Basha ka shkruar se Europa e dëgjoi zërin e shqiptar...

20:15

Drejt fundit votimet për Parlamentin Europian

E diela shënon ditën e fundit të votimit në zgjedhjet për Parlamentin Evropian një përballje zgjedhjore mjaft e rëndësishme mes populistëve euroskeptikë dhe për...

18:32

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI