Flash

Sulme në Siri nga forcat e regjimit, 6 civilë mbeten të vrarë

Lapsi.al 26 May 2019
Sulme në Siri nga forcat e regjimit, 6 civilë mbeten të

Së paku gjashtë civilë janë vrarë në sulmet e mbrëmshme ajrore në rajonin veriperëndimor sirian të Idlibit, i cili vitin e kaluar u shpall zonë e deeskalimit, raporton Anadolu Agency (AA)/.

Forcat e regjimit dhe grupet e tij militante proiraniane kryen sulme në vendet Khan Sjaykhun dhe Kefr Anbil në provincën e Idlibit dhe rajonet Al-Lataminah dhe Kafr Zeita në provincën Hama, të cilat së bashku përbëjnë zonën e deeskalimit në verilindje të Sirisë.

Idlibi është provinca më e madhe nën kontroll të opozitës në Siri.

Me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë në Soçi në shtator të vitit të kaluar u arrit marrëveshje për armëpushim në Idlib dhe u vendos zonë e deeskalimit për civilë.

Në pajtim me marrëveshjen, forcat opozitare në tetor tërhoqën armatimin e rëndë nga rajoni, ndërsa forcat besnike të regjimit të Asadit nuk kanë ndalur sulmet artilerike dhe ajrore në këtë rajon.

Nga Mbrojtja Civile (Helmetat e bardha) në Siri bëhet e ditur se gjatë sulmeve të regjimit në 30 ditët e fundit në Idlib janë vrarë së paku 210 persona, ndërsa 515 civilë janë plagosur.

Që nga shtatori i vitit të kaluar në këtë rajon janë shpërngulur më shumë se gjysmë milion njerëz.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI