Flash

Rezultonte i humbur prej një muaji, i riu gjendet i pajetë brenda një kasolleje

Lapsi.al 26 May 2019
Rezultonte i humbur prej një muaji, i riu gjendet i pajetë brenda

Dorian Licaj, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 30 Prill, u gjet i varur dhe në një gjendje dekompozimi, në një kasolle rreth 1 kilometër larg nga shtëpia e tij, në Maullit.

Pranë trupit të 31-vjeçarit u gjet biçikleta e tij, disa sende personale dhe telefoni, i cili ishte i fikur.

Sipas policisë i riu është vetëvrarë dhe mjekët nuk kanë asnjë dyshim tjetër. Hidhen dyshime se ai mund të jetë vetëvrarë ditën kur u denoncua i zhdukur.

Hetimi për gjetjen e Dorianit u bë nga karabinieri i Raguzës, ndihmuar nga vullnetarë të shumtë, si dhe të afërmit e Dorianit, të cilët kishin ikur nga Shqipëria për të kontribuar në kërkimin e tij.

Doriani kishte shkuar në Itali që në Janar dhe ishte në kërkim të një pune. Ai u largua natën e 30 Prillit nga Marina di Ragusa, ku ishte mysafir tek kushërinjtë e tij dhe nuk u kthye më.

Kushërinjtë e kanë përshkruar si një njeri që vuante nga ankthi dhe para se të largohej ai kishte lënë një letër ku kërkonte falje për vuajtjet që do u shkaktonte njerëzve të familjes dhe të afërmve lidhur me veprimin që do të bënte.

Të këshilluara

Basha: Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në rrjetet sociale një ditë pas protestës së opozitës. Basha ka shkruar se Europa e dëgjoi zërin e shqiptar...

20:15

Drejt fundit votimet për Parlamentin Europian

E diela shënon ditën e fundit të votimit në zgjedhjet për Parlamentin Evropian një përballje zgjedhjore mjaft e rëndësishme mes populistëve euroskeptikë dhe për...

18:32

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI