Flash

Pendarovski: Pres që Turqia të na mbështesë përmes ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit në NATO

Lapsi.al 26 May 2019
Pendarovski: Pres që Turqia të na mbështesë përmes

"Pres që Republika e Turqisë të konfirmojë mbështetjen për Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj Euro-Atlantike nëpërmjet ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit në NATO", ishte kjo thirrja e Presidentit së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, drejtuar Turqisë.

Deklarata e tij, u bë në fjalimin që mbajti dje në darkën e iftarit  në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik Shkup, organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë.

Në praninë e Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop, Pendarovski theksoi se që nga fillimi i pavarësisë së shtetit që ai përfaqëson, Republika e Turqisë ka mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj evropiane dhe euroatlantike.

“Ndonjëherë mund të kemi pasur edhe pikëpamje të ndryshme për disa çështje, por gjithmonë mund të arrish të gjesh zgjidhje më të pranueshme për të dyja palët. Prandaj, si President pres që miqtë tanë turq ta konfirmojnë këtë mbështetje duke ratifikuar protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Sepse anëtarësimi ynë në Aleancë nuk nënkupton vetëm potencialin tonë ushtarak, por edhe vlerat tona të bashkëjetesës dhe të respektit të diversitetit”, tha presidenti Pendarovski.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI