Flash

Guaido pranon se ka zhvilluar negociata me qeverinë e Maduros

Lapsi.al 26 May 2019
Guaido pranon se ka zhvilluar negociata me qeverinë e Maduros

Juan Guaido, presidenti i vetëshpallur i Venezuelës pranoi se në Norvegji ka zhvilluar negociata me qeverinë e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Që nga fillimi i vitit, Venezuela është përfshirë nga një prej krizave më të thella politike në historinë e saj, ndërkohë që kreu i opozitës Guaido, në një deklaratë me shkrim pranoi të kishte negociuar me autoritetet e vendit.

Më herët, Guaido në mënyrë të përsëritur mohonte raportet mediatike mbi negociatat.

Siç thuhet në deklaratën e publikuar, dy delegacionet ishin takuar në shenjë respekti për autoritetet norvegjeze të cilat bënë përpjekje të mëdha për të realizuar një takim të tillë.

Guaido shtoi se i vetmi qëllim i opozitës është të përmbys “regjimin” e presidentit të Venezuelës, Maduro.

Autoritetet norvegjeze nga ana e tyre thonë se së shpejti në Oslo do të mbahet një takim i ri i delegacioneve të qeverisë dhe opozitës së Venezuelës.

Venezuela që nga 10 janari i këtij viti, po përballet me protesta të cilat nisën kur presidenti Nicolas Maduro u betua për një mandat të ri presidenti, pas bojkotit të opozitës.

Tensionet u përshkallëzuan kur Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, u vetëshpall si president i përkohshëm më 23 janar, një veprim i cili u mbështet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI