Flash

Gardisti i “21 janarit” që kandidon për PS: Nuk jam vrasës, nuk zbatova urdhrat e shefave

Lapsi.al 26 May 2019
Gardisti i “21 janarit” që kandidon për PS: Nuk jam

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit, Agron Malaj ka reaguar pas akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha se ka qenë pjesë e gardistëve të 21 janarit 2011 kur në protestën e opozitës u vranë 4 persona. Në një reagim në Facebook, Malaj i quan shpifje akuzat e kryedemokratit të cilit i kujton se ishte ai që jepte urdhra për vrasjen e protestuesve, urdhër të cilin ai thotë se nuk e zbatoi kurrë.

“Më 21 janar 2011 unë nuk kam zbatuar urdhrat që vinin nga Ju dhe më lart për të qëlluar mbi qytetarët. Ju më akuzoni se guxova të mos respektoj urdhrat tuaj. Nuk ka mëkat të bësh detyrën e një komandant seksioni të njësisë speciale, por unë me atë detyrë nuk abuzova kurrë.

LEXO EDHE:  Hipokrizia me 21 janarin/ Si po i shpërblen PS gardistët

Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon. Kjo është e provuar ligjërisht nga drejtësia shqiptare, e cila brenda 48 orëve vendosi ndaj meje pushimin e çështjes sepse nuk kishte asnjë element të veprës penale” -thotë ndër të tjera në reagimin e tij Malaj.

LEXO EDHE: Dy rrëfime për vrasjen e Ramës. Një nga Bamir Topi, një nga Linda Rama

“Ju ishit ministër i Brendshëm asokohe dhe i dini mjaft mirë fajtorët, i dini mjaft mirë kush i zbatoi urdhrat për të qëlluar mbi protestuesit. Unë Lulzim, nuk kam abuzuar kurrë. Si atëherë në Gardën e Republikës, si në drejtorinë e OSHEE-së si drejtues i PS-së Mat dhe sot që kam privilegjin t’u kërkoj besimin për t’u shërbyer matjanëve” – thotë Malaj.

Të këshilluara

Rama letër të 5-të Bashës: Dialogu...

Edi Rama i ka dërguar mëngjesin e kësaj të diele letrën e 5 publike kreut të PD, Lulzim Basha. Keyeministri thotë se protesta e djeshme ishte një hap domethë...

11:33

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI