Flash

(FOTO) 2 shqiptarë arratisen nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

Lapsi.al 26 May 2019
(FOTO) 2 shqiptarë arratisen nga burgu i sigurisë së lartë

Dy shqiptarë, Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Carinola, rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm.

Sipas mediave italiane, nuk dihet ende dinamika e ngjarjes dhe metodat që kanë përdorur shqiptarët për tu arratisur.

Ndërkohë kontrolle të imtësishme janë duke u ushtruar nga forcat e policisë në stacionet hekurudhore dhe ato të transportit publik, kjo sepse dyshohet se ata mund të përpiqen të largohen me tren ose me autobus.

Gjatë natës patrullat dhe pikat e kontrollit u ngritën në Carinola dhe përgjatë rrugëve kryesore të rrethinës, por pa mundur të bien në gjurmët e shqiptarëve.

Mediat shkruajnë se Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar pas një arratisjeje në të cilën kishin sulmuar një makinë policie.

Ai u arrestua në Carinola për grabitje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Ndërsa Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos. Asokohe ai ishte rreth 20 vjeç dhe akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje në shtëpi së bashku me tre të tjerë të ndaluar me të.

Të këshilluara

Rama letër të 5-të Bashës: Dialogu...

Edi Rama i ka dërguar mëngjesin e kësaj të diele letrën e 5 publike kreut të PD, Lulzim Basha. Keyeministri thotë se protesta e djeshme ishte një hap domethë...

11:33

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI