Flash

Drejt fundit votimet për Parlamentin Europian

Lapsi.al 26 May 2019
Drejt fundit votimet për Parlamentin Europian

E diela shënon ditën e fundit të votimit në zgjedhjet për Parlamentin Evropian një përballje zgjedhjore mjaft e rëndësishme mes populistëve euroskeptikë dhe përkrahësve të Bashkimit Evropian.

Nacionalistët dhe grupime të tjera të ekstremit të djathtë që duan të ndalin emigracionin në Evropë dhe të forcojnë rolin e qeverive shtetërore pritet të rrisin përfaqësimin në parlament edhe pse partitë kryesore do të vazhdojnë të ruajnë kontrollin në legjislaturën e ardhshme me 751 vende.

Kërcënimi kryesor për partitë që aktualisht mbajnë shumicën në parlamentin evropian, vjen nga ministri i Brendshëm Italian i linjës së ashpër Matteo Salvini, i cili ka krijuar aleanca me një grup partish me qëndrime të ngjashme nga e gjithë Evropa.

Sipas parashikimeve të publikuara nga Parlamenti Europian muajin e kaluar, blloku i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Evropiane do të humbasë 37 nga 217 vendet dhe grupi i qendrës së majtë S & D do të bjerë nga 186 në 149 vende. Nga grupimet e ekstremit të djathtë, grupi Evropa e Kombeve dhe Lirisë parashikohet që të rritet nga 37 në 62 vende.

Përkrahësit e një integrimi më të fuqishëm në BE, të udhëhequr nga presidenti francez Emmanuel Macron, argumentojnë se sfidat si ndryshimet klimatike dhe frenimi i emigracion janë shumë të mëdha për t’u përballuar nga vendet evropiane në mënyrë individuale./VOA

Të këshilluara

Rama letër të 5-të Bashës: Dialogu...

Edi Rama i ka dërguar mëngjesin e kësaj të diele letrën e 5 publike kreut të PD, Lulzim Basha. Keyeministri thotë se protesta e djeshme ishte një hap domethë...

11:33

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI