Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në rrjetet sociale një ditë pas protestës së opozitës. Basha ka shkruar se Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve dhe se është koha për zgjidhjen politike dhe largimin e kryeministrit, Edi Rama.
“Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa!
Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura.
Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim.
Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. #ShqipëriaSiEuropa”-shkruan Basha.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/452414565325579/?s=1132062091&v=e&sfns=mo