Flash

13 kompani kineze kërkojnë dëmshpërblimin prej 520 milionë eurosh nga Boeing

Lapsi.al 26 May 2019
13 kompani kineze kërkojnë dëmshpërblimin prej 520

Shoqata kineze e kompanive ajrore deklaroi të premten se do të ndihmonte 13 nga kompanitë e saj anëtare për të kërkuar dëmshpërblim nga Boeing, me një vlerë që arrin deri në 520 milionë euro, humbje të shkaktuara nga ndërprerja e fluturimeve të avionëve 737 MAX.

Kina ishte i pari shtet në botë që urdhëroi më 11 mars kompanitë e saj ajrore për të bllokuar në pistë këtë lloj modeli avioni të prodhuesit amerikan, pas dy tragjedive ajrore ku përfshihej ky avion.

Një ditë më parë, një 737 MAX, i shfrytëzuar nga Ethiopian Airlines, u rrëzua pak pas shkëputjes nga pista në Addis Abeba, ku u shënuan 157 të vdekur. Tragjedia u regjistrua pak më shumë se pesë muaj pas aksidentit të një avioni të kompanisë indoneziane të Lion Air ku u shënuan 189 të vdekur.

"Sa më shumë kalon koha, humbjet e kompanive ajrore do të vijojnë të rriten akoma", njoftoi në një komunikatë Shoqata kineze e transportit ajror (Cata) .

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI