Flash

Rita Ora: Në Kosovë e vështirë të të bëhen ëndrrat realitet

Lapsi.al 25 May 2019
Rita Ora: Në Kosovë e vështirë të të bëhen
Rita Ora ka nisur turneun e saj dhe mbrëmjen e kaluar ishte në Londër ku dhuroi një performancë të shkëlqyer për fansat. Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar disa video nga koncerti ku i falenderon fansat për mbështetjen që i kanë dhënë. Rita përmend faktin se të qenit nga një vend i vogël si Kosova është e vështirë të të bëhen ëndrrat realitet, por dha një mesazh duke treguar se me anë të durimit arrihen gjithçka. “Durimi është një prej gjërave më të rëndësishme që mund të kesh. Miqtë e mi thonë që unë kam shumë për të thënë, prandaj duhet të qep gojën dhe të këndoj. Për herë të parë në jetën time, jam pa fjalë. Të jesh nga vendi nga i cili unë vij, nga Kosova, është e vështirë që ëndrrat të bëhen realitet, por fakti që jam këtu më bën të besoj që ëndrrat e mia janë bërë realitet dhe nuk do ta harroj këtë për asnjë sekond, do të punoj fort. Atë çfarë thashë mbrëmjen e kaluar e kisha seriozisht. Fansave të mi dua ti them faleminderit që keni qenë krah meje gjatë gjithë këtyre viteve, me ulje ngritjet, me vështirësitë dhe me trofetë. Ju dua”, shkruajti Rita në Instagram.

Të këshilluara

Ava Max po shënon suksese dita-ditës

Këngëtarja shqiptare, Ava Max së fundmi është bërë një sensacion botëror i muzikës pop. “Sweet but psycho”, është projekti i saj me të cilin arriti sukses të j...

14:58

Ava Max, sukses me 'So am I'

Ava Max së fundmi është bërë një sensacion botëror i muzikës pop. Përveç “Sweet but psycho”, edhe “So am I”, ka kaluar shifrën e mbi 100 milionë klikimeve në p...

18:39

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI