Flash

Rikthimi i Spice Girls një dështim, Victoria Beckham jo pjesë e grupit

Lapsi.al 25 May 2019
Rikthimi i Spice Girls një dështim, Victoria Beckham jo pjesë e

Emma, Geri, Mel B dhe Mel C, i dhanë mbrëmë nisje turit të shumëpritur të rikthimit të Spice Girls!

Mirëpo, koncerti i parë në Dublin, vetëm fillimin e pati të lumtur. Fansa shprehën në Twitter zhgënjimin ndaj koncertit për shkak se nuk dëgjoheshin zërat e vajzave të grupit.

Sipas disave, shumë njerëz u panë duke u larguar nga teatri, ndërsa kishte edhe shumë ankesa edhe për vlerën e biletës, që kushtonte nga 66 paundë deri në 146 paundë.

“Fonia është aq e keqe…ç’zhgënjim”, shkruan njëri.

“Do ishte fantastike sikur dikush t’i thoshte fonisë së Spice Girls se nuk po i dëgjojmë dot”

E megjithatë, vajzat e grupit- pa Victoria Beckham-in- shkaktuan shumë ovacione, duke u rikthyer pas shumë vitesh bashkë në skenë.

Në nder të fansave, Geri dhe Mel B kishin risjellë dy nga veshjet e tyre më ikonike.

Pak përpara koncertit, Victoria Beckham bëri një urim publik për ish- koleget e grupit duke shkruar:

“Ju uroj fat Spice Girls-ave sot, në nisje të turit të tyre!”

Ajo gjithashtu shtoi etiketën “miqësia s’përfundon”

Victoria s’mundi të konfirmonte 6 datat e koncerteve të turit të Spice Girls, për shkak të angazhimeve me sipërmarrjet e saj të modës. 

Të këshilluara

Ava Max, sukses me 'So am I'

Ava Max së fundmi është bërë një sensacion botëror i muzikës pop. Përveç “Sweet but psycho”, edhe “So am I”, ka kaluar shifrën e mbi 100 milionë klikimeve në p...

18:39

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI