Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Protesta e opozitës, rreth 1300 qytetarë nisen nga Berati

Lapsi.al 25 May 2019
Protesta e opozitës, rreth 1300 qytetarë nisen nga Berati

Rreth 1300 qytetarë janë nisur nga selitë e Partisë Demokratike (PD) dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në qytetin e Beratit drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së shtatë në radhë në rang kombëtar të opozitës joparlamentare.

Mësohet se nën organizimin e përfaqësuesve të PD-së dhe të LSI-së për Qarkun e Beratit, janë nisur 4 autobuzë dhe dhjetra automjete me simpatizantë të subjekteve përkatëse politike. Sipas informacionit të komunikuar nga kreu lokal i PD-së, Gazmend Azizi, numri i simpatizantëve të demokratëve që i janë drejtuar Tiranës për të protestuar në sheshin para godinës së Kryeministrisë arrin në rreth 900 persona.

Sikurse ka ndodhur edhe në protestat e mëparshme, përkrahësit e PD-së do të mblidhen në selinë qendore blu për të marshuar të prirë nga kreu Lulzim Basha drejt institucionit qeveritar.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI