Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Protesta, apeli i ambasadës së SHBA-ve: Pëmbahuni! Ata që kryejnë akte dhune, të vihen para përgjegjësisë

Lapsi.al 25 May 2019
Protesta, apeli i ambasadës së SHBA-ve: Pëmbahuni! Ata që

Pak orë para fillimit të protestës së opozitës, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, u bën thirrje protestuesve dhe forcave ligjzbatuese për vetëpërmbajtje, duke theksuar se nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, përbëjnë akte jodemokratike dhe të paligjshme.

Në një postim në faqen zyrtarë në rrjetin social “Facebook”, ambasada amerikane nënvizon se personat që përfshihen në akte dhune, kryejnë një krim dhe për këtë arsye duhen vënë para përgjegjësisë.

Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore.

Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme.

Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.”- shkruhet në postimin e ambasadës në “Facebook”.

Të këshilluara

Korçë: Bllokohen 2 autobus me protestues

Dy autobusë janë mbajtur të bllokuar në Korçë, ndërsa dy protestues janë shoqëruar nga policia. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i PD në Korçë Andrea Mano, i cili a...

17:10

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI