Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Mali i Zi kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës: Krijon efekt zinxhir

Lapsi.al 25 May 2019
Mali i Zi kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës: Krijon

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka përsëritur rezervat e tij që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të përfshijë edhe ndryshimin e kufijve. Në një intervistë dhënë gazetës podgoricase “Dnevne Novine”, ai ka dhënë dy arsye për këtë qëndrim.

“Janë dy arsye për rezervën time. Marrë parasysh që demarkimi pashmangshëm do të perceptohej dhe interpretohej me arsyet etnike - serbët në Serbi dhe shqiptarët në Kosovë - po kjo gjithsesi se nuk do t’i kontribuonte idesë emanciupese të demokracisë multietnike, të cilën duam ta zhvillojmë në Ballkan”, ka thënë Gjukanoviç, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Dhe arsyeja e dytë: në çfarë e bazojmë besimin se një zgjidhje e tillë nuk do të shkaktonte iniciativa zinxhirore për zgjidhje të çështjeve të tjera të hapura, jo vetëm në Ballkan? Cilat janë garancitë për këtë?”

Në intervistë, Gjukanovic ka thënë se është shumë mirë që është vendosur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se nuk është mirë që ndërkohë ai dialog është futur në rrugë qorre.

“E di sa i vjetër dhe kompleks është problemi i marrëdhënieve serbo-shqiptare dhe mosmarrëveshjeve në relacionin Beograd-Prishtinë”, ka thënë ai, duke theksuar se dialogu duhet të vazhdohet dhe të përmbyllet suksesshëm “me një qasje të arsyeshme”.

Të këshilluara

Moti, fundjava sjell rritje temperaturash

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në breg...

08:00

Sot protesta e madhe e opozitës

Opozita zhvillon sot protesten e radhes kunder qeverise dhe kryeministrit Edi Rama, per nje qeveri teknike qe do i hape rrugen zgjedhjeve te lira e te ndershme....

09:02

Basha: Largimi i Ramës, i panegociueshëm

Lulzim Basha pranoi nga Burreli se ndihma dhe kontributi i Gjermanisë dhe SHBA-së për të zgjidhur krizën në vend është e domosdoshme, por kushti për largimin e ...

22:02

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI