Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Kryemadhi: Rama mos të provokojë qytetarët, distancohemi nga dhuna

Lapsi.al 25 May 2019
Kryemadhi: Rama mos të provokojë qytetarët, distancohemi nga

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka kërkuar qytetarëve sot të mos bien pre e provokimeve. Kryemadhi ka kërkuar prej protestuesve që të distancohen nga dhuna pasi duke e ushtruar atë, ata i japin pikë kryeministrit Edi Rama. Sipas saj goditja më e madhe që mund t'i jepet kryeministrit është qëndresa e qytetarëve.

“Ne sot në atë shesh me ato qindra dhe mijëra shqiptarë protestojmë dhe për ata socialistë që janë të pamundur të vijnë aty, për policët, për administratën publike që ndihet e kërcënuar, mësuesit e mjekët.

Ne jemi sot për të treguar që jemi qytetarë, që jemi të vendosur në rrugën tonë, që jemi më të vendosur se kurrë. Jemi këtu sepse e duam vendin. Ne sot më shumë se kurrë tregojmë që jemi europianë. Dëshira për të qenë anëtarë të BE është shumë më shumë se çdo flamur politik. Për mua protesta e ka arritur qëllimin e saj. Çdo ditë e më shumë qytetarët shtohen, deklaratat në favor të opozitës shtohen.

Deklaratat qaramane të kryeministrit… Dua të them që të mos vazhdojë të provokojë qytetarët, t’i lërë të protestojnë në mënyrë qytetare dhe të largojë provokatorët. Iu bëj thirrje shqiptarëve të distancohen nga çdo akt dhune sepse viktima nuk është Rama, por shqiptarët, ata që kanë ikur. Çdo dhunë që bëjmë i japim pikë Edi Ramës. Ai ka ikur, e mori përgjigjen e tij. Ai e di shumë mirë që ka ikur. Ai e di shumë mirë se dhuna i shton jetën atij. Qëndresa e qytetarëve shqiptarë është goditja më e madhe për Edi Ramën. Sot kjo protestë madhështore, entuziaste është çlirim shpirtëror.

Dialogu ynë është një dialog kombëtar. Ka të bëjë me shqiptarët jo individët”, deklaroi kryetarja e LSI.

Të këshilluara

PD publikon shifrat e protestuesve nga rrethet

Rreth 62 450 protestues nga janë nisur nga rrethet për në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Kjo është shifra që jep Partia Demokratike duke iu ...

18:18

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI