Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Ish-ministri i jashtëm: Rama nuk kërkon dialog, por bën komedi me letra

Lapsi.al 25 May 2019
Ish-ministri i jashtëm: Rama nuk kërkon dialog, por bën komedi me

Ish-deputeti i PD Besnik Mustafaj i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24 është shprehur se, kryeministri Edi Rama nuk dëshiron dialog, por bën komedi me letra. Sipas Mustafajt, letrat e Ramës janë të shkruara me cinizëm dhe se nuk është kjo formë sesi mund të kërkohet dialogu.

“Letrat e kryeministrit janë komedi cinike e radhës. Në rast se Rama do ta kishte të sinqertë dialogun, nuk do ta bënte në mënyrë publike. Nuk bëhen këto gjëra të tilla kërkesa me anë të letrave të hapura e kësisoj. Në ato letra ka edhe shprehje arrogante, si duket nuk ka punë tjetër përpos se të shkruajë letra. Rama nuk do dialog, por hiqet sikur dëshiron. Negociatat kanë punën e tyre, bëhen larg medias, larg opinionit publik”, - tha Mustafaj.

Sa u takon rolit të ndërkombëtareve, Mustafaj është shprehur se, me kalimin e kohës po presionojnë më shumë qeverinë dhe institucionet që drejtohen nga kryeministri Edi Rama.

“Nuk mund të pritej, nuk kishte asnjë arsye metodologjike, që diplomatët të përshëndetin djegien e mandateve. Përfaqësuesit e një vendi demokratik në asnjë mënyrë nuk e përshëndet një akt të tillë. Kjo sepse lufta politike, alternativa politike duhet të shfaqet në parlament. Ajo që po shoh është se ndërkombëtarët janë duke bërë presion të barabartë. Ata po ushtrojnë presion mbi Ramën dhe institucionet qeveritare që Rama drejton. Ndërkombëtarët madje së fundmi janë duke ushtruar presion mbi qeverinë më shumë sesa mbi opozitën”, - tha Besnik Mustafaj.

Të këshilluara

PD publikon shifrat e protestuesve nga rrethet

Rreth 62 450 protestues nga janë nisur nga rrethet për në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Kjo është shifra që jep Partia Demokratike duke iu ...

18:18

Korçë: Bllokohen 2 autobus me protestues

Dy autobusë janë mbajtur të bllokuar në Korçë, ndërsa dy protestues janë shoqëruar nga policia. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i PD në Korçë Andrea Mano, i cili a...

17:10

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI