Flash

Zbërthimi/ Hilja e Metës me dorëheqjen nga president

Lapsi.al 24 May 2019
Zbërthimi/ Hilja e Metës me dorëheqjen nga president

“Vendos në dispozicion të zgjidhjes së krizës mandatin e presidentit”. Ilir Meta ka përsëritur dy muaj pas deklarataës së 20 marsit, në Pogradec, gadishmërinë e tij për tu larguar nga detyra e kreut të shtetit. Por nëse nëse herën e parë qëndrimi i tij u keqkuptua, duke u interpretuar si një vazhdim i aksionit opozitar të djegjes së mandateve, këtë herë ai ka qenë më preciz.  “…mbetem i gatshëm që për një zgjidhje që i shërben interesit më të mirë, stabilitetit dhe demokracisë së vendit, të vendos në dispozicion edhe mandatin tim si President i Republikës, nëse palët e gjykojnë edhe këtë element si të rëndësishëm për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do t’u jepte qyetetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur edhe Presidentin me votën e tyre të lire” ka deklaruar ai (këtu).

Nëse ky mesazh lexohet me vëmendje aty nuk bëhet fjalë as për dorëheqje, as për ndonjë largim si mjet mjet për thellimin e krizës. Madje në të kundërt largimi nga presidenca ofrohet si një oportunitet që mund tu jepet shumicës dhe opozitës, nëse ato do të bien dakord për një pakt të madh reformimi. Dhe po të vëzhgohet me kujdes, fundi i paragrafit, Ilir Meta e kushtëzon dorëheqjen e tij me hipotezn e një marëvshjeje PS- PD, për ta zgjedhur presidentin drejtëpërdrejt nga populli.

Por nëse e analizojmë këtë propozim ai duket shumë i largët. Filllimisht palët duhet të ulen dhe të bisedojnë për të gjetur një rrugëdalje për zgjedhjet lokle. Pastaj ato duhet të vendosin për zgjedhjet e parakohëshme. Nëse në paketë integrojnë një zgjidhje më të plotë që nënkupton edhe votimin e presientin drejtpëëdrejt nga qytetarët, për këtë duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese. Dhe vetëm pasi ato hyjnë në fuqi, duhet menduar për oganizimin e zgjedhjeve të reja presidenciale.

Lexo më tej:

Deklaratë e fortë/ Ilir Meta: Jam gati të lë mandatin e presidentit

Me një fjalë, një kalvar i tërë që edhe sikur të supozohet se arrihet sot një marëveshje, me këto terma, do e largonte Metën nga posti, në rastin më të mirë, pas më shumë sesa një viti.

Po atëhere pse Meta përmend, për herë të dytë, gadishmëinë për ta braktisur karrigen e tij?

Ndoshta më shumë se sa kërkon të ofrojëë një obsion për zgjidhjen e krizës, ai do të tregojë me  gisht shkaktarin e saj. Në ktë kuptim deklarata  kreut të shtetit është në antitezë me atë kryeministrit që e thotë hapur: “Unë nuk largohem me asnjë çmim”. Meta bën të kundërtën ai deklaron se është i gatshëm për ta lënë postin duke mbrojtur një standart tjetër: se asnjë emër i përveçëm nuk është më i rëndësishëm sesa paqja, stabiliteti dhe pluralizmi. i përforcuar edhe nga fakti se Rama është i vetmi politikan i lartë në Shqipëri, që nuk e ka njohur dorëheqjen si koncept, Meta e lëviz thikën në këtë plagë. Kjo është dhe hilja e tij. Ai e di se largimi i presidentit nga detyra nuk ofron ndonjë mundësi të artë për arritjen e kompromisit. Por ai do të shigjetojë Ramën duke lëshuar mesazhin se askush nuk ka pse konsiderohet i paprekshëm.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI