Flash

Tensionet Kosovë-Serbi, Haradinaj në takimin me ambasadorët: Njohje reciproke në kufijtë ekzistues

Lapsi.al 24 May 2019
Tensionet Kosovë-Serbi, Haradinaj në takimin me ambasadorët:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësuesit diplomatikë të Francës dhe të Gjermanisë në Prishtinë, përkatësisht Didier Chabert-in dhe Christian Heldt-in. Në një postim të publikuar në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Haradinaj ka bërë me dije se në fokus të bisedimeve të takimit ka qenë “momentumi i ri” i krijuar si rezultat i punimeve të Samitit të Berlinit të mbajtur në fund të prillit mes liderëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Numri një të ekzekutivit të Kosovës shkruan se me ambasadorët Chabert dhe Heldt bisedoi edhe për Samitin e radhës që do të mbahet në Paris më datë 2 korrik, që e cilëson si një mundësi të mirë për të normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe me Serbinë, që duhet të konkretizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Në takim pune me ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt, shkëmbyem pikëpamje për momentumin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin. Po ashtu, diskutuam për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar qasjen konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.”- shkruan Haradinaj në postimin e tij.

 

 

Të këshilluara

The Times: Theresa May nesër jep dorëheqjen

Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të japë dorëheqjen ditën e nesërme, pas kryengritjes së kabinetit rreth planit të Brexit. Kjo lëvizje e radhës para...

15:51

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI