Flash

Si reagoi Kylie Jenner kur zbuloi tradhëtinë e Jordy me Tristan (VIDEO)

Lapsi.al 24 May 2019
Si reagoi Kylie Jenner kur zbuloi tradhëtinë e Jordy me Tristan

Në fillim të këtij viti ka ndodhur një skandal i madh tradhtie ku dy protagonistët kryesorë ishin Tristan Thompson dhe Jordyn Woods, ish-shoqja e ngushtë e Kylie Jenner.

Tristan tradhtoi Khloe-n me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur True, mirëpo kjo nuk është hera e parë që ai e ka tradhtuar atë dhe veprimi i tij nuk na habit shumë.

Ajo që na befasoi ishte Jordyn, e cila thuhet se e ka pasur Kylie-n si një motër dhe pjesëtarët e familjes Kardashian-Jenner e trajtonin atë si një anëtare të familjes.

Për të gjithë ata që e kanë humbur dhe nuk e dinë se çfarë ka ndodhur mes Tristan dhe Jordy-n, përmbledhtazi ju sqarojmë se ata janë parë në një festë duke u puthur dhe duke ndenjur shumë pranë njëri-tjetrit.

Aktualisht Khloe i ka dhënë duart Tristan-it dhe Kylie me Jordy-n kanë shkatërruar marrëdhënien e tyre, mirëpo si ka reaguar Kylie menjëherë pasi ka mësuar skandalin e tradhtisë?

Siç është lajmëruar para pak kohësh, gjithçka që ka ndodhur do të transmetohet në serialin televiziv “Keeping Up with the Kardashians”.

Ndërkohë traileri i episodit të ri ka dalë dhe më në fund është zbuluar reagimi i  Kylie-it pas skandalit Tristan-Jordyn dhe s’është aspak ai që mendonim.

Kris Jenner dëgjohet të thotë: “Kjo do të ndryshojë marrëdhëniet e tyre përgjithmonë. Për ty dhe Jordyn është një divorc”, ndërsa në vijim Kylie shprehet për Jordyn: “Ajo e dreqosi komplet!”

21-vjeçarja gjithashtu dëgjohet t’i thotë Khloe-t: “Ta dish që të dua.”

Ndërsa nga ana tjetër Khloe siç mund ta shihni në videon e mëposhtme është mjaft e revoltuar!

https://www.youtube.com/channel/UC8oimTPVHKiC7oL3QgdKbgg?feature=embeds_subscribe_title

Të këshilluara

Kris Jenner shpjegon kuptimin e emrit Psalm

Kim Kardashian dhe Kanye West u bënë prindër të një djali më 10 Maj, dhe vendosën ta quajnë Psalm West. Por për të gjithë ju që donit të dinit pse zgjodhën këtë...

14:40

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI