Flash

SHBA edhe 17 akuza të reja ndaj Julian Assange

Lapsi.al 24 May 2019
SHBA edhe 17 akuza të reja ndaj Julian Assange

Autoritetet Amerikane paraqitën akuza të reja penale kundër themeluesit të Wikileaks Julian Assange, duke e akuzuar atë për shkaktimin e dëmit të madh ndaj Shteteve të Bashkuara duke publikuar mijëra dokumente të klasifikuara.

Aktakuza e re me 18 pika, është ngritur nën Aktin e Spiunazhit, duke akuzuar Assange për udhëzimin e një analisti të zbulimit të Ushtrisë së SHBA-së për të nxjerr materiale të fshehta. Rrjedhja e materialeve ishte një nga komprometimet më të mëdha të informacionit të fshehtë në historinë e SHBA-së.

Aktualisht Assange është në paraburgim në Londër pasi u arrestua në muajin prill në Ambasadën e Ekuadorit, ku ai ishte fshehur për disa vjet. Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ekstradimin e tij.

“Asnjë aktor i përgjegjshëm, gazetar apo tjetër, nuk do të publikonte me qëllim emrat e individëve që ai ose ajo e dinte të ishin burime konfidenciale, duke i ekspozuar ato ndaj rreziqeve të mëdha”, tha në një deklaratë Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm John Demers.

Akuzat e reja në bazë të ligjit të spiunazhit shkojnë përtej akuzës fillestare të bërë publike muajin e kaluar. Ajo e akuzoi atë për komplot me analisten e ushtrisë, Chelsea Manning.

Materialet e klasifikuara, të publikuara nga Wikileaks, përfshinin emrat e njerëzve që ndihmuan forcat amerikane në Irak dhe Afganistan dhe diplomatë të SHBA.

Të këshilluara

The Times: Theresa May nesër jep dorëheqjen

Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të japë dorëheqjen ditën e nesërme, pas kryengritjes së kabinetit rreth planit të Brexit. Kjo lëvizje e radhës para...

15:51

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI